Qefalija e ndan fitoren me grupin

Futboll

Qefalija e ndan fitoren me grupin

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 23:47
Klevi Qefalija

Klevi Qefalija shënoi njërin nga golat e fitores së Dinamos përballë Egnatias, 2-1 me përmbysje në "Elbasan Arena". Pas duelit, mesfushori i dinamovitëve foli për mediat.

“E përgatitëm si ndeshjen e radhës, Egnatia ka shumë cilësi, vinim pas dy humbjesh por nuk ishim poshtë moralisht. Me Vllazninë luajtëm dobët, me Teutën na mungoi finalizimi. Kemi besim te skuadra jonë dhe ia dolëm të fitonim.

Gjatë javës i përgatisim të gjitha skemat, edhe për ndryshimet gjatë lojës. Në ndeshje mjafton një sinjal nga stoli dhe të gjithë i dimë detyrat tona.

Kjo fitore ishte si meritë e të gjithë çunave. Nuk mund të bëjmë asgjë po mos jemi të gjithë bashkë. Një pjesë e dytë me vuajtje, por me sakrificën e të gjithëve arritëm të fitonim”, tha Qefalija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat