Perez e lavdëron katërshen e Realit pas fitores në El Clásico

Futboll

Perez e lavdëron katërshen e Realit pas fitores në El Clásico

Më: 26 tetor 2026 Në ora: 12:25
Florentino Perez

Real Madridi e mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, rezultat që jo vetëm e afroi në tri pikë me rivalin katalanas, por edhe riktheu besimin te projekti i trajnerit José Mourinho.

Sipas mediumit spanjoll “Defensa Central”, presidenti Florentino Perez u ka përcjellë urimet lojtarëve dhe stafit teknik për paraqitjen në El Clásico.

Perez nuk ishte i pranishëm në stadium, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes dy klubeve, por e dërgoi një përfaqësues dhe më pas shprehu vlerësimin për skuadrën.

Mbappé e Bellingham, liderët e projektit

Fitorja ishte një lehtësim i madh edhe për Mourinhon, i cili ishte përballur me kritika dhe dyshime pas paraqitjeve të mëparshme të ekipit.

Suksesi në Barcelonë i dha trajnerit portugez një përgjigje të rëndësishme dhe përforcoi besimin e klubit te puna e tij.

Në qendër të vëmendjes ishin Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham, të cilët patën ndikim të rëndësishëm në fitore. Të dy konsiderohen pjesë thelbësore e projektit të Real Madridit.

Güler dhe Camavinga fitojnë pikë

Krahas Mbappes e Bellinghamit, vlerësim të veçantë nga Perez morën edhe Arda Güler dhe Eduardo Camavinga.

Klubi ka pritshmëri të mëdha për turkun, të cilin e sheh si njërin prej organizatorëve kryesorë të lojës në të ardhmen.

Ndërkohë, Camavinga iu përgjigj kritikave me paraqitjen e tij ndaj Barcelonës, duke e rikthyer besimin te vetja.

Të dy futbollistët e forcuan bindjen e Perezit se mund të kenë rol të rëndësishëm në skuadër.

Megjithatë, presidenti i Real Madridit e di se një fitore ndaj Barcelonës nuk mjafton.

Suksesi i projektit do të matet me vazhdimësinë e paraqitjeve dhe trofetë në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat