Allegri heq dorë nga Juventusi

Futboll

Allegri heq dorë nga Juventusi

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 14:45
Masimiliano Alegr

Masimiliano Alegri ka vendosur të mos apelojë dënimin që i është dhënë për shpërthimin e tij në fund të ndeshjes kundër Romës, ku u ndëshkua me karton të kuq.

Trajneri i Napolit u dënua me dy ndeshje dhe të gjithë pritnin që të apelonte vendimin, pasi ndeshjen e mesjavës ndaj Monzës, e pasonte një shumë e rëndësishme për klubin, ajo ngaj Juventusit.

Edhe pse klubi napolitan bëri të ditur se do apelonte, vetë Alegri ka zbuluar sot në konferencë për mediat se kjo nuk do të ndodhte. “Nuk i dihet kurrë, ndoshta pastaj më pezullonin katër ndeshje…”, tha ai duke qeshur.

Kësisoj, Alegri nuk do të jetë në pankinë as në ndeshjen e të dielës kundër Juventusit, me ndihmësin e tij, Landuçi, i cili do të marr vendin e trajnerit në pankinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat