Mjafton vetëm një moment pakujdesie dhe befas humb miliona euro.
Kjo i ndodhi Kylian Mbappe, i cili pa t’i largoheshin sponsorat nga Kina, për shkak se iu bashkua “turmës” për memen që është kthyer në virale në muajit e fundit, koka e tij mbi trupin e Mao Ce Dun-it, diktatorit kinez.
Mbappe u shpreh gjatë një interviste për podcastin francez, “The Bridge”, se e bën më shumë të qesh video e një tipi ku mendon se është një diktator kinez. Deklarata të cilat nuk janë përtypur lehtë nga kompanitë gjigante si “Dongpeng”, prodhuesi i pijeve dhe ajo e qumështit “Mengniu”. Humbja në llogari të ardhurash për sulmuesin shkon në 7 milionë euro.
Vetë Kylian Mbappe reagoi publikisht duke kërkuar ndjesë të menjëhershme ndaj komunitetit kinez, ndërsa të njëjtën gjë bëri dhe presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas.
Po ashtu, edhe klubi i Real Madrid iu bashkua kësaj ndjese publike, duke thënë se komentet ishin të pamenduara mirë, ndërsa theksojnë se gëzojnë një respekt të thellë për Kinën dhe historinë e saj.
Portretizimi i Kylian Mbappes si diktator ka ardhur nga tifozët të cilët mendojnë se francezi gëzon pushtet të plotë në çdo klub ku ka luajtur, përfshi këtu edhe PSG-në. Edhe në dhomat e zhveshjes, interpretimi i këtij porteri të Mbappes me silhuetën e diktatorit është pritur shumë mirë nga lojtarët, ku nuk mungojnë as batutat. Megjithatë, kur vjen puna tek paratë, duket se vlen “mea culpa”.