Klubi spanjoll i futbollit Espanyol e ka shkarkuar trajnerin Manolo Gonzalez, pasi skuadra u eliminua në raundin e parë të Kupës së Mbretit nga një ekip i kategorisë së katërt të futbollit spanjoll.
Trajneri 47-vjeçar ishte tashmë nën presion, pasi Espanyoli e kishte nisur sezonin me gjashtë humbje në dhjetë ndeshje të kampionatit, duke rënë në vendin e 18-të në La Liga.
Humbja 4:3 në Kupën e Mbretit kundër Sestao Riverit, të martën, pas vazhdimeve, ishte pika e fundit që çoi në shkarkimin e tij.
“Espanyoli ka vendosur t’i japë fund mandatit të Manolo Gonzalezit si trajner i klubit. Palët ndahen pas më shumë se tri sezonesh dhe 107 ndeshjesh zyrtare nën drejtimin e tij. Gjatë kësaj periudhe, ai la gjurmë personale dhe profesionale, si në fushën e lojës, ashtu edhe në funksionimin e përditshëm të skuadrës”, njoftoi mbrëmë klubi spanjoll.
Gonzalez e mori drejtimin e Espanyolit në mars të vitit 2024 dhe menjëherë e udhëhoqi skuadrën drejt ngjitjes në elitën e futbollit spanjoll.