Vdes trajneri në moshën 24-vjeçare

Futboll

Vdes trajneri në moshën 24-vjeçare

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 15:27
Nico Baumker

Klubi gjerman Arminia Bielefeld është tronditur nga vdekja e trajnerit të ekipit U11, Nico Baumker, në moshën vetëm 24-vjeçare.

Sipas mediumit gjerman “Bild”, të hënën, klubi që garon në kategorinë e dytë të futbollit gjerman njoftoi se trajneri i ekipit U11 kishte ndërruar jetë “pas një urgjence mjekësore të lidhur me një sëmundje të mëparshme”.

Klubi deklaroi se është “thellësisht i tronditur” nga kjo humbje. Në njoftimin zyrtar nuk u bë e ditur se për çfarë urgjence mjekësore bëhej fjalë dhe as nuk u dhanë hollësi të tjera për sëmundjen nga e cila vuante trajneri.
Arminia në zi për trajnerin e ri që ndërroi jetë papritur

Nico Baumker kishte qenë edhe vetë futbollist i Arminia Bielefeldit. Ai luajti në ekipet e të rinjve të klubit, nga grupmosha U13 deri te U17, por një lëndim ia ndërpreu para kohe karrierën si futbollist.

Megjithatë, ai mbeti i lidhur me klubin. Në vitin 2020, Baumker u bë trajneri më i ri në akademinë e futbollit të Arminias, të njohur si Akademinia, ndërsa më vonë mori drejtimin e ekipit U11.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat