Ndërhyn policia! Plas te pretendentët për Superioren

Futboll

Ndërhyn policia! Plas te pretendentët për Superioren

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 16:58
Pamje

Oriku ka shtangur Pogradecin në javën e tetë të Kategorisë së Parë.

Barazimi pa gola për liqenorët në shtëpi erdhi ndaj vendit të fundit në renditje.

Tensioni ishte i pranishëm, sidomos në 20 minutat e fundit.

Gjyqtarët u shoqëruan me polici për të dalë nga fusha e blertë pas vërshëllimës përfundimtare.

Pogradeci kontestoi vendimet e kryesorit Gerard Çokaj dhe asistentit të tij Endri Fejzullah.

Fillimisht ishte një gol i anuluar në minutën e 77-të. Dhe pse fillimisht u cilësua i rregullt nga Çokaj, pas ndërhyrjes së asistentit erdhi menjëherë anulimi.

Më pas ishin tre pretendime për penallti. Më flagranti ishte në minutën e 91-të, kur edhe pse u dha faull për Pogradecin u konsiderua jashtë zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat