Elbasani i “rrëmben” kapitenin Partizanit, lëvizje befasuese nga verdheblutë
Sipas informacioneve që po qarkullojnë në media, talenti dhe kapiteni i Partizanit U19, Rei Zekaj, ka vendosur të largohet nga U19 për te ekipi i parë i Elbasanit.
Zekaj është 18 vjeç dhe luan në fazën ofensive. Gjatë verës së vitit 2025, talenti kaloi nga Partizani U17 te U19.
E qartë se Rei Zekaj nuk ka pritur më gjatë te moshat e klubit të kuq dhe ka ndërmarrë hapin për të “testuar” veten te ekipi i parë, siç është Elbasani..