Ardon Jashari nga minuta e parë me fanellën e Milanit

Futboll

Ardon Jashari nga minuta e parë me fanellën e Milanit

Nga: K.Goca Më: 28 tetor 2026 Në ora: 18:15
Ardon Jashari

Milani kërkon tri pikët në “San Siro”, ndërsa futbollisti shqiptar Ardon Jashari është në formacionin titullar ndaj Bolognas.

Përballja ndërmjet Milanit dhe Bolognas, në kuadër të Serie A, do të nisë në orën 18:30.

Skuadra kuqezi synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës vendase për të siguruar pikët e plota, por përballë do të ketë një kundërshtar që mund t’ua vështirësojë punën skuadrave të mëdha.

Vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë te Ardon Jashari, i cili pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë me fanellën e Milanit.

Bologna synon të paraqitet denjësisht në “San Siro” dhe t’i hapë probleme vendasve në një duel që pritet të jetë sfidues për të dyja skuadrat.

Milani: Maignan; Tomori, De Winter, Pavlloviq, Estupinan; Musah, Jashari; Hutchinson, Cisse, Bartesaghi; Ramos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat