Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu – Laçi me rezultatin 1: 0 në favor të “Ujqërve”.
Goli i vetëm i këtyre 45 minutave të para mban firmën e mbrojtësit Georgios Lagonidis, i cili shënoi në minutën e 27-të.
Në këtë fraksion loje, Skënderbeu është treguar dukshëm më kërkues para portës kundërshtare dhe, deri më tani, është në rrugën e duhur për të marrë tri pikët.
Sa i përket Laçit, bardhezinjtë ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre.