Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 9-të në Abissnet Superiore. Në orën 13:30, Tirana dhe Dinamo do të luajnë derbin e kryeqytetit në ‘Niko Dovana” të Durrësit.
Nësei i referohemi koeficientëve, bardheblutë janë më të avantazhuar për të marrë fitoren, e përkthyer me kuotën 2.30. Suksesi i mundshëm nga Dinamo në 2.80, kurse barazimi 3.10.
Përsa i takon duelit tjetër, konkretisht të orës 18:30 mes Egnatias dhe Teutës në Rrogozhinë, referencat e koeficientëve i japin shanse të mëdha kampionëve për të marrë 3 pikët, 1.83.
Dalja fitues e Teutës nga stadiumi “Egnatia Arena” arrin në 3.80, ndërsa barazimi 3.25. Në këtë “lupë”, parashikohet që Egnatia t’i japi “shuplakë” trajnerin Edlir Tetova, ish-i i kampionëve të Superiores.