Klubi i Vllaznisë, përmes postimit në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar rikthimin përfundimtar të mbrojtësit Flori Spahija. 23-vjeçari është “produkt” nga moshat e Vllaznisë, ndërsa me kuqeblutë ka fituar Kupën e Shqipërisë në sezonin 2021-2022.
Mes sezonit 2025-2026, Spahija ishte pjesë e Prishtinës dhe Vjosës në Kosovë. “Flori Spahija rikthehet kuq e blu!
Sërish me fanellën e Vllaznisë, për të dhënë më të mirën për këto ngjyra dhe tifozët shkodranë. Mirë se u riktheve në shtëpi, Flori”, shkruan klubi Vllaznia.
Për trajnerin e ekipit shkodran, Casa Laszlo, ky afrim përkon me një opsion shtesë në prapavijë.