Barcelona, alarm në mbrojtje

Futboll

Barcelona, alarm në mbrojtje

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 11:50
Barcelona

Barcelona vijon të vuajë nga problemet në repartin defensiv.

Dëmtimet dhe mungesat po e detyrojnë Hansi Flick të eksperimentojë vazhdimisht me prapavijën, ndërsa ndaj Alavés mund të përdorë formacionin e njëmbëdhjetë të ndryshëm mbrojtës në 14 ndeshje zyrtare këtë sezon.

Në 13 takimet e para mes La Ligës dhe Champions League, trajneri gjerman ka provuar dhjetë kombinime të ndryshme në mbrojtje.

Vetëm dy prej tyre janë përsëritur, një tregues i qartë i vështirësive për të krijuar stabilitet dhe automatizma në prapavijë.

Linja me Eric García, Gerard Martín, Cubarsí dhe Xavi Espart është aktivizuar në tre ndeshje, kundër Athletic Club, Valencias dhe Levantes.

Ndërkohë, kombinimi me Cancelo në vend të Eric Garcías është përdorur ndaj Paris Saint-Germain dhe Real Madridit.

Humbja 2-1 në El Clásico nxori në pah dobësitë e katalanasve përballë presionit dhe kundërsulmeve të rivalit madrilen. Tani, situata komplikohet edhe më shumë për sfidën e radhës.

Koundé ende nuk është rikthyer në stërvitje me grupin, ndërsa Xavi Espart, Christensen dhe Eric García janë gjithashtu jashtë për shkak të dëmtimeve.

Flick mund të aktivizojë Balden nga minuta e parë, të zhvendosë Cancelon në krahun e djathtë ose t’u besojë alternativave nga ekipi i të rinjve.

Pavarësisht dhjetë fitoreve këtë sezon dhe pozicionit në krye të kampionatit, Barcelona ka një problem që nuk mund ta neglizhojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat