Derbi që vlen më shumë se 3 pikët

Futboll

Derbi që vlen më shumë se 3 pikët

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 12:54
Tirana

Ndërsa na ndajnë edhe pak minuta nga ndeshja Tirana – Dinamo, e vlefshme për javën e 9-të në Abissnet Superiore, janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës.

Bardheblutë vijnë në këtë përballje me 11 pikë, në vendin e 4-të, kurse dinamovitët në pozitën e 3-të me 15 pikë.

Fitorja e mundshme nga të besuarit e Ilir Dajës do t’i afronte “blutë” e kryeqytetit me kreun.

Në lidhje me “rekordmenët” e Shqipërisë, marrja e 3 pikëve në këtë përballje do t’i rreshtonte në “zonën e sigurt” të tabelës, pasi 11 pikë kanë edhe 3 ekipe të tjera, pa harruar Skënderbeun me 10 të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat