Dashamirët e futbollit i presin me kërshëri ndeshjet e javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës.
Lideri i Ligës së Parë, Liria e Prizrenit, është favorit në përballje me Tefik Çangën e Tërnit.
Kryendeshja luhet mes Prishtinës së Re dhe Suharekës.
Liria kryeson tabelën me 26 pikë, e ndjekur nga Prishtina e Re e 25, Trepça ’89 23, Rilindja 1974 21, Ferizaj 20, Dinamo pikë etj.
Duhet theksuar se Liria ka një ndeshje më pak të luajtur me Mitrovicën.
Ndeshjet, e shtunë
2 Korriku - Ramiz Sadiku
Istogu - Dinamo
Prishtina e Re - Suhareka
Liria - Tefik Çanga
Ferizaj - Lepenci
Trepça '89 - Kika
Besa - Rilindja 1974
Vëllaznimi - Mitrovica
E diel
Vjosa – Trepça
Ndeshjet fillojnë në orën 13.00