Kola reagon për veprimin e Ilir Dajës pas kartonit të kuq

Futboll

Kola reagon për veprimin e Ilir Dajës pas kartonit të kuq

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 16:53
Klajdi Kola dhe Ilir Daja

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, përveç dy golave që sollën barazimin 1:1, prodhoi edhe katër kartonë të kuq, tre prej të cilëve në adresë të Dinamos.

Mes të ndëshkuarve ishte edhe trajneri Ilir Daja.

Pas kartonit të dytë të verdhë, Daja nuk i ndali protestat ndaj arbitrit të katërt, duke bërë që kryesori Enea Jorgji të merrte vendimin drastik, kartoni i dytë i verdhë, i përkthyer në të kuq, në minutën e 40-të.

Teksa po largohej nga pankina, Daja iu afrua arbitrit të katërt të ndeshjes dhe u desh ndërhyrja e punonjësve të sigurisë për të shmangur një përplasje fizike.

Për këtë episod komentoi shkurt edhe specialisti i moviolës, Klajdi Kola, i cili u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë për situatën e krijuar: "Situatë shumë e shëmtuar për kampionatin tonë, nuk ia vlen të komentosh.”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat