Anglezët fiksohen pas sulmuesit të PSG

Futboll

Anglezët fiksohen pas sulmuesit të PSG

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 18:46
Desire Doue

Sulmuesi i PSG-së, Desire Doue, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore të “Premier League”, ndërsa Juventus vazhdon të kmbëngulë për Folarin Balogun, prioritetin e tyre kryesor për afatin e transferimeve të janarit.

Arsenal, Çelsi dhe Mançester Siti po monitorojnë anësorin e francez, Desire Doue, së bashku me Bajernin sipas “TEAMtalk”.

Megjithatë, të gjithë pretendentët përballen me një pengesë në shpresat e tyre për ta nënshkruar, pasi PSG po përparon në bisedime për zgjatjen e kontratës me 21-vjeçarin ndërkombëtar francez për të siguruar të ardhmen e tij pas vitit 2029.

Juventus ka bërë sulmuesin e Monakos, Folarin Balogun, prioritetin kryesor për afatin e transferimeve të janarit për shkak të faktorëve teknikë dhe financiarë, raporton “Tuttosport”. Ndërkombëtari 25-vjeçar i SHBA-së pritet të largohet nga Monako pasi një transferim veror prej 40 milionë eurosh te Everton dështoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat