Frosinone ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:1 ndaj Lecces, në takimin e javës së nëntë të Serie A në futboll.
E veçanta e kësaj skuadre është se në tri ndeshjet e fundit ka regjistruar dy fitore dhe një barazim.
Më 16 tetor, Frosinone e mposhti Sassuolon me rezultat 4:2, ndërsa më 25 tetor luajti baras (4:4) në Bergamo ndaj Atalantës. Sonte, shkëlqeu me fitoren 5:1 ndaj Lecces.
Golat e fitores bindëse i shënuan Cichella (25’), Calò (45+1’, nga penalltia), Raimondo (59’) dhe Birligea (72’ e 90+4’).
Monteiro, në minutën e 82-të, shënoi për mysafirët.
Frosinone renditet në vendin e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Lecce zë vendin e 14-të me 9 pikë.