Teuta e ka humbur “busullën” në gjetjen e golit dhe kjo nuk është më një “sekret”.
Në 3 ndeshjet e fundit, ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova ka vetëm 2 gola të shënuar, gjë e cila ka ndikuar edhe në rezultatet, 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Ky trend në rënie, për sa i takon shënimit, ka bërë që bregdetarët të humbasin edhe vendin e parë në Superiore, tashmë “pronë” e Egnatias.
Por cili është problemi kryesor?
Nëse i referohemi Teutës pas 5 javësh në Superiore, grumbullonin 10 gola, 2 finalizime për ndeshje, ndërsa “pyka” Mmesoma Umejiego kishte 4 konkretizime.
23-vjeçari nigerian ka humbur besimin e trajnerit Edlir Tetova krejt papritur, nuk është më titullar, gjë që ka dhënë efekt edhe në humbjen e “nu hatjes” para portës mike për Umejiego, 4 sfida radhazi pa gjetur rrugën e rrjetës.
Kundër Partizanit, është momenti i duhur që Tetova ta kthejë Teutën në “snajper” para katërkëndëshit të kryeqytetasve.