Prej verës së këtij viti, sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ka mbetur pa ekip, pasi mbylli "kapitullin" e tij te Galatasaray në Superligën turke.
Në një prononcim të fundit për "La Repubblica", 33-vjeçari ka shprehur dëshirën për t'u rikthyer në Itali, aty ku la "gjurmë" me fanelën e Interit.
“Stërvitem si një i çmendur për t'u përgjigjur në fushë atyre që mendojnë se nuk kam më asgjë për të dhënë. Ëndërroj të luaj përsëri në Itali.
Humbja e shiritit të kapitenit më lëndoi. I keqmenaxhova disa momente, por sot do të isha më i kthjellët. Jam rritur”, u shpreh Icardi.
Në 219 ndeshje me Interin, përgjatë gjashtë viteve, argjentinasi shënoi 124 gola dhe regjistroi 29 asistime, por nuk arriti të fitonte asnjë trofe me zikaltërit.
Vlen të përmendet se, gjatë periudhës kur luante për Interin, Icardi konsiderohej një “makth” për Juventusin dhe Milanin, dy prej rivalëve më të mëdhenj të Interit në Serie A.