Ish-sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, ka rrëfyer premtimin që i kishte dhënë babait të tij kur ishte i vogël, e që arriti ta bënte realitet në verën e vitit 2016.
“Kur isha i vogël, i kisha premtuar babit se do të isha pjesë e Kombëtares dhe do të kualifikoheshim ose në një Botëror apo Europian.
Kur ka ardhur ftesa, kam qenë shumë i emocionuar. Ia kam dërguar mesazhin direkt babait. Nuk e besonim të gjithë që unë do të shkoja e do të luaja me Shqipërinë.
Një ëndërr e plotësuar”, ishin fjalët e Sadikut në një lidhje me “Radio Dukagjini”.
Ish-lojtari nga Elbasani debutoi me Shqipërinë më 29 shkurt të vitit 2012, në miqësoren ndaj Gjeorgjisë në transfertë. Momenti më historik për 35-vjeçarin përkon me golin e fitores ndaj Rumanisë në grupet e “EURO 2016”.