Kika shkakton befasi të madhe në Mitrovicë

Futboll

Kika shkakton befasi të madhe në Mitrovicë

Nga: K.G. Më: 31 tetor 2026 Në ora: 15:42
Kika

Kika e Hogoshtit ka shkaktuar befasinë më të madhe të javës së 13-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra nga Hogoshti ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Trepçës ’89, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Riza Lushta” në Mitrovicë.

Erduan Ibrahimi dhe Benet Spahiu realizuan për fitoren e madhe të Kikës.

Trepça ’89 renditet në vend pestë me 23 pikë, ka 10 pikë më shumë se Kika që ndodhet në vend të 12-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat