Ferizaj me mund të madh ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Lepecit të Kaçanikut, në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës.
Djelmoshat e kryetrajnerit Arbnor Morina mezi fituan tre pikë në luftë për dy vendet e para.
“Skuadra jonë shënon fitore ndaj KF Lepencit, falë golit të Emir Skënderit!”, shkruan FC Ferizaj.
Ferizaj e zë vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Lepencit është në vend të 16-të me 9 pikë.