2 Korriku po kalon një periudhë të mirë në Ligën e Parë të Kosovës, duke vazhduar me rezultate pozitive edhe pas 13 javësh në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra prishtinase ka triumfuar në derbin e kryeqytetit, duke e mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 2:0.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit.
Fillimisht, Omer Rakovica realizoi në minutën e 65-të për epërsinë 1:0, ndërsa Labinot Jetullahu, në fund të ndeshjes, vulosi fitoren me golin për rezultatin përfundimtar 2:0.
Pas kësaj fitoreje, 2 Korriku renditet në pozitën e gjashtë me 21 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku mbetet në vendin e 16-të me vetëm 9 pikë.