Arteta tha se kishte paralajmëruar Douman të ishte gati për ndërhyrje të forta nga skuadra e Ligës së Dytë dhe e kishte këshilluar të mos reagonte ndaj përplasjeve fizike.
Por trajneri u kritikua në disa qarqe për qortimin publik ndaj Douman ndërsa ai largohej nga fusha dhe zbriste në tunel.
“Nuk kam parë reagim nga ana e futbollistit ndaj reagimit tim, qoftë pozitiv apo negativ”, tha Arteta kur u pyet nëse ishte i befasuar nga kritikat që ka marrë.
“E kuptoj, por duhet të kuptosh kontekstin, marrëdhënien që kam me të dhe çfarë diskutuam para se të dilnim. Nëse sheh reagimin e nënës dhe babait tim me mua ndonjëherë, do të thuash ‘nuk të pëlqen ai reagim’, por për mua ishte reagimi më i mirë ndonjëherë sepse më lejoi të jem ai që jam.
Por dëshiron të shohësh reagimin më të mirë dhe më të bukur? Dëshiron të shohësh reagimin e shokëve të tij të skuadrës kur duhet të luajnë me 10 lojtarë. Çfarë pret? Ky është niveli dhe ky është reagimi. Qoftë i drejtë apo i gabuar, ky është reagimi.
Dhe reagimi kur nuk fitoj është i fortë, ndjhem keq fare. Ky është mjedisi dhe realiteti. Ne nuk jemi në “Disneyland, jemi në Premier League”. Ne kujdesemi shumë për të, por jemi edhe kërkues sepse ai duhet të fitojë të drejtën për të luajtur, përndryshe çfarë do të më thonë djemtë e tjerë? Duhet të jesh i drejtë gjithashtu. Fola me të të premten parasite. Nuk ka asnjë problem fare. E kam bërë. Prandaj jam kaq mbrojtës ndaj këtyre gjërave dhe lojtarëve të rinj, pasi të gjithë kemi bërë këto gabime. E dimë sa shumë mund të ndëshkohesh. Dhe çfarë ndodh më pas.
Nuk është hera e parë, ndaj duhet t’i japim fund shumë shpejt”, është justifikuar trajneri Arsenalit për reagimin e momentit të kartonit të kuq të 16-vjeçarit Douman. Arsenal dështoi në përpjekjen e tyre për të anuluar pezullimin prej tre ndeshjesh, me Federatën e Futbollit që konfirmoi se kishin hedhur poshtë pretendimet për “shkarkim të padrejtë dhe ndëshkim të tepruar”, përfundoi Arteta.