Real Madrid po fiton 0:3 ndaj Racing Santanderit

Futboll

Real Madrid po fiton 0:3 ndaj Racing Santanderit

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 17:20
Të tre futbollistët, Mbappe, Bellingham dhe Diomande, që realizuan golat në pjesën e parë, festojnë së bashku

Real Madrid po fiton 0:3 ndaj Racing Santanderit, pas 45 minutave të para, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.

Madrilenët kaluan në avantazh që në minutën e 11-të, ku Kylian Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë nga mbrojtësi i Santander, Matteo Prati ndaj Mbappe.

Në minutën e 22-të, Jude Bellingham tregon gjithë klasin e tij duke shënuar një gol tejet të bukur, pas asistit të marrë nga Arda Guler.

Në minutën e 36-të, Yan Diomande shënoi golin e tretë për madrilenët, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Një pjesë e parë që nuk ka aspak histori për vendasit, ndërsa Real Madrid dominoi në çdo aspekt si në lojë ashtu edhe në rezultat. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Real Madridin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat