Dean Klafuriç justifikohet pas humbjes

Futboll

Dean Klafuriç justifikohet pas humbjes

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 17:40
Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç

Tirana u mposht nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të Superiores.

Bardheblutë nuk ia dolën të ruanin epërsinë në fillimin e pjesës së parë dhe u përmbysën 1-2 nga rrogozhinasit. Pas duelit, foli për mediat, trajneri Dean Klafuriç.

“Ndeshja e dytë që nuk e ruani avantazhin? Neve shënuam të parët, por ka dhe 85 minuta të tjera. Normalisht që duam ta fitojmë ndeshjen, por Egnatia ka kualitet. Ne ecim çdo ndeshje për fitore.

Me sistemin që zgjodhët, pse nuk funksionoi, sidomos në krahun e majtë?  Kishim shumë mungesa, Ilievski ishte njëri nga këto. Edhe Vera nuk ishte gati. Ishte jashtë fushe më shumë se 2 muaj. Dhe sigurisht nga kualiteti i kundërshtarit. Bënin rotacione në krah dhe mbrojtësi i majtë është shumë lojtar i mirë.

Pse ndodhin këto dëmtime? Ata luajnë çdo ndeshje. Xhixha pati dëmtim kundër Partizanit dhe nuk luajti me Laçin. Ky është futbolli sigurisht”, tha Klafuriç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat