Pas Partizanit, Elbasani fiton me përmbysje edhe ndaj Laçit!

Futboll

Pas Partizanit, Elbasani fiton me përmbysje edhe ndaj Laçit!

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 20:37
Pamje nga ndeshja Elbasani - Laçi

7 pikë në 3 ndeshje dhe 2 përmbysje radhazi, ky është bilanci i Elbasanit me trajner Glen Dajën.

Në sfidën e sotme, verdheblutë mposhtën në “Elbasan Arena” 2:1 Laçin.

Edhe pse bardhezinjtë nga kurbini shënuan të parët me Traore, minuta e 8-të, nuk mundën të ruanin dot epërsinë. Në minutën e 12-të, Mazari rivendosi ekuilibrat.

Përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë, konkretisht minutën e 67-të, sërish Mazari. Me fitoren e radhës, Elbasani i Glend Dajës ngjitet në vendin e 4-të me 14 pikë, shumë pranë Dinamos së Ilir Dajës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat