Kombëtarja e Kosovës në futsall ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kundër Italisë, në kuadër të Grupit 10 të fazës “Main Round” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.
Dardanët do të përballen fillimisht me italianët më 6 nëntor, në ndeshjen që zhvillohet në Kosovë, me fillim nga ora 20:00, ndërsa katër ditë më vonë, më 10 nëntor, të dyja kombëtaret do të takohen sërish në Itali, po ashtu nga ora 20:00.
Përfaqësuesja e Kosovës vjen në këto dy sfida pas fitores së rëndësishme 3:2 ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, rezultat që ka rritur besimin në skuadër për vazhdimin e garës kualifikuese.
Përballjet me Italinë paraqesin një tjetër test të rëndësishëm për Dardanët në rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2028.