Maresca: Foden do të rikthehet në formën e tij më të mirë

Futboll

Maresca: Foden do të rikthehet në formën e tij më të mirë

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 12:37
Futbollisti Phil Foden

Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, beson se Phil Foden do të rikthehet shumë shpejt lojtari që ka enë disa vite më parë, kur shpallej “lojtari më i mirë në Premier League”. Këtë sezon, 26-vjeçari anglez ka realizuar 4 gola në 9 ndeshje.

“E kam thënë që nga dita e parë kur erdha këtu, e konsideroj atë si një nga lojtarët më të mirë anglezë.

Për arsye të ndryshme, në dy vitet e fundit, ai nuk ka qenë në nivelin e duhur. Por unë e di se sa i aftë është”, tha Maresca.

Më tej, trajneri italian shtoi: “Ne po përpiqemi ta ndihmojmë, sepse jemi të sigurt që edhe ai do të na ndihmojë ne. Të gjithë e njohin aftësinë e tij dhe gradualisht po gjen formën optimale.

Sa herë që luan ndihmon shumë ekipin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat