Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Niko Ilicevic ka barazuar rekordin e Bundesligës për lojtarin më të ri që debutoi në futbollin gjerman.
Ilicevic i cili ka rrënjë kroate bëri paraqitjen e tij të parë në ligën më të lartë të Gjermanisë të dielën në moshën vetëm 16-vjeçare, duke barazuar rekordin e vendosur nga Youssoufa Moukoko në nëntor 2020.
Mesfushori iu bashkua akademisë së Eintrachtit në një moshë të re dhe avancoi shpejt nëpër radhët e të rinjve. Ai luante tashmë për ekipin U-17 në moshën 13 vjeç dhe për ekipin U-19 në moshën 14 vjeç, derisa ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tre asiste në shtatë paraqitje për të rinjtë këtë sezon.
Trajneri i Eintrachtit, Adi Hutter, ka vlerësuar aftësitë teknike dhe zhvillimin e të riut.
“Fakti që ai është tashmë pjesë e një skuadre të Bundesligës në moshën 16 vjeç është i jashtëzakonshëm. Ai është i shkëlqyer me topin dhe gjithashtu ka mësuar si të fitojë sfida”, tha austriaku.
Ndërkohë, adoleshenti thuhet se ka tërhequr gjithashtu interes nga Real Madridi, Bracelona dhe Bayern Munich.
Ilicevic është nipi i ish-lojtarit të kombëtares kroate Ivo Ilicevic, i cili luajti për Kaiserslautern, Bochum dhe Hamburg. Debutimi i tij në Bundesligë erdhi kundër njërit prej ish-klubeve të xhaxhait të tij.