Alphonso Davies ishte shumë pranë largimit nga Bayern

Futboll

Alphonso Davies ishte shumë pranë largimit nga Bayern

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 15:16
Futbollisti Alphonso Davies

Alphonso Davies ishte shumë pranë largimit nga Bayerni Munihu në vitin 2024, pasi dëshironte të transferohej te Real Madridi.

Gazetari Andrea Losapio, në një retrospektivë për “Tuttomercatoweb”, shkruan se kanadezi kërkonte një kontratë me pagë shumë të lartë dhe se Real Madridi ishte i gatshëm t’ia ofronte kushtet e kërkuara.

Në fund, marrëveshja nuk u konkretizua.

Ndërkohë, vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për mbrojtësin e krahut të majtë.

Lëndimet e njëpasnjëshme ia kanë ndërprerë vazhdimësinë, duke bërë që në dy sezonet e fundit të ketë shumë pak minuta në dispozicion.

Davies, i cili sot feston ditëlindjen e 26-të, ka regjistruar 262 paraqitje me Bayernin që prej ardhjes së tij në vitin 2019.

Kontrata e tij aktuale me gjigantin gjerman skadon në vitin 2030, duke bërë që e ardhmja e tij të jetë e lidhur edhe për disa vite me klubin bavarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat