Interi do të synojë të shfrytëzojë bilancin

Futboll

Interi do të synojë të shfrytëzojë bilancin

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 19:56
Publikohen formacionet zyrtare Interi - Feyenoordi

Interi do të synojë të shfrytëzojë bilancin pozitiv ndaj skuadrave holandeze për të përmirësuar ecurinë e dobët në këtë edicion të Champions League, në udhëtim ndaj Feyenoordit.

Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga tre pikë pas tri ndeshjeve të para.

Zikaltrit kanë fituar të dyja përballjet e mëparshme direkte në Champions League, në fazën e 1/8-ve të sezonit 2024/25.

Interi është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit ndaj ekipeve holandeze në këtë kompeticion, me 10 fitore dhe 3 barazime.

Nga ana tjetër, Feyenoordit nuk njeh humbje në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi ndaj skuadrave italiane në fazën e grupeve apo atë të ligës, me 4 fitore dhe 2 barazime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat