Tielemans: Kështu ia shpërblyem Carrickut besimin

Futboll

Tielemans: Kështu ia shpërblyem Carrickut besimin

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 23:25
Youri Tielemans

Mesfushori i Manchester Unitedit, Youri Tielemans, ka vlerësuar reagimin e skuadrës në fitoren dramatike 3:2 ndaj Romës, duke theksuar se lojtarët dëshironin t’ia shpërblenin trajnerit Michael Carrick përkrahjen dhe besimin.

Duke folur për “Amazon Prime” pas ndeshjes, Tielemans tha se tifozët kanë qëndruar vazhdimisht pranë skuadrës, pavarësisht rezultateve zhgënjyese të muajve të fundit.

“Gjatë gjithë ndeshjes, madje edhe në muajt e fundit, tifozët kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe na kanë përkrahur. Edhe ata kanë qenë të frustruar me rezultatet, njësoj si ne. Përmbysja ishte fantastike dhe tregoi mentalitetin tonë”, deklaroi ai.

Duke folur për presionin mbi Carrickun, mesfushori shtoi: “Ka pasur shumë presion mbi të dhe kështu ia shpërblejmë, me një përmbysje të tillë, duke treguar karakter dhe luftë”.

I pyetur nëse kjo fitore ia ka shpëtuar pozitën trajnerit, Tielemans u përgjigj se kjo është një çështje tjetër, duke theksuar se lojtarët duhet të vazhdojnë ta mbështesin atë.

“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të qëndrojmë pas tij, të luftojmë për të dhe për klubin. Në fund të fundit, ne jemi në fushë dhe duhet të tregojmë se për çfarë jemi të aftë. Sonte, sidomos në pjesën e dytë, e dëshmuam këtë”, përfundoi Tielemans.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat