Bashkëlojtari i Owonos: E dimë sa shumë po vuan

Futboll

Bashkëlojtari i Owonos: E dimë sa shumë po vuan

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 12:29
Portieri Jesus Owono

Lautaro Spatz ka dalë publikisht në mbrojtje të portierit të FC Andorrës, Jesús Owono, pas aksidentit tragjik në ndeshjen ndaj Tenerifes, ku humbi jetën sulmuesi Jesús de Miguel.

Mbrojtësi argjentinas, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes dhe ndihmoi në dhënien e ndihmës së parë për futbollistin, publikoi një letër prekëse, përmes së cilës shprehu dhimbjen për humbjen e De Miguelit dhe mbështetjen për portierin e skuadrës së tij.

Spatz tha se e gjithë skuadra është e tronditur dhe e shkatërruar emocionalisht nga ajo që ndodhi, ndërsa kërkoi që të mos harrohet se bëhet fjalë për një tragjedi të paimagjinueshme në një fushë futbolli.

“Dua t’i kushtoj disa fjalë edhe bashkëlojtarit, portierit dhe mikut tim, i cili është thellësisht i prekur nga ajo që ndodhi. Ata që e njohin e dinë çfarë personi është, sa shumë po vuan dhe se kurrë nuk do të kishte dashur t’i shkaktonte dëm askujt”, shkroi ai.

Futbollisti shtoi se në futboll ndodhin aksidente të paparashikueshme, por askush nuk mund ta imagjinonte se një aksion i tillë do të përfundonte me pasoja kaq tragjike.

“Sot futbolli nuk ka rëndësi. Mbetet vetëm të ndajmë dhimbjen, të tregojmë respektin më të madh dhe t’i dërgojmë gjithë forcën familjes dhe të gjithë atyre që po vuajnë nga kjo humbje e tmerrshme. Pusho në paqe, Demi”, përfundoi Spatz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat