Bisseck: Reaguam mirë pas humbjes në derbi

Futboll

Bisseck: Reaguam mirë pas humbjes në derbi

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 12:45
Mbrojtësi i Inter, Yann Bisseck

Mbrojtësi i Inter, Yann Bisseck ishte një nga protagonistët e fitores 3:0 të skuadrës zikaltër dje në Champions League, në fitoren 3-0 ndaj Feyenoord në transfertë.

Ai shënoi golin e parë të Inter, duke bërë një paraqitje të mirë.

“Qëndruam seriozë dhe të përqendruar për 95 minuta.

Kjo është rruga e duhur që duhet të ndjekim gjithnjë nëse duam të fitojmë trofe.

Një fitore e rëndësishme pas zhgënjimit në derbi“, shtoi mbrojtësi gjerman.

Vëmendja e Bisseck kalon menjëherë të sfida e radhës në Serie A, ajo ndaj Como: “Është një skuadër shumë e fortë dhe na pret një tjetër sfidë e vështirë. Por, nëse japim gjithçka në fushë, kemi mundësi të mëdha për të fituar.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat