Paulo Fonseca largohet nga Olympique Lyoni

Futboll

Paulo Fonseca largohet nga Olympique Lyoni

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 13:04
Trajneri Paulo Fonseca

Klubi francez Lyoni ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit Paulo Fonseca.

Sportingu, klubi ku pritet të vazhdojë karrierën trajneri portugez, ende nuk e ka zyrtarizuar ardhjen e tij.

Në një komunikatë të publikuar të mërkurën në mëngjes, Lyon bëri të ditur se Fonseca ishte kontaktuar ditëve të fundit nga një klub me të cilin ka lidhje të veçanta.

Sipas komunikatës së klubit, Fonseca kishte kërkuar largimin nga Lyoni. Drejtuesit e klubit francez e cilësuan këtë kërkesë si të papritur.

Lyon do të përfitojë 5 milionë euro, ndërsa Jorge Maciel merr drejtimin përkohësisht

Si rrjedhojë, drejtuesit e Lyon e pranuan kërkesën e trajnerit, duke i hapur rrugën rikthimit të tij në Portugali dhe kalimit te Sporting CP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat