Carragher: Sot për sot janë skuadra numër 1 në botë

Futboll

Carragher: Sot për sot janë skuadra numër 1 në botë

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 13:20
Legjenda Jamie Carragher

Jamie Carragher ka vlerësuar maksimalisht Arsenalin, duke e cilësuar skuadrën më të mirë në botë në aspektin mbrojtës, pas fitores ndaj Liverpool-it në “Anfield”.

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it, gjatë emisionit “Monday Night Football” në “Sky Sports”, deklaroi:

“Kjo skuadër nuk është thjesht më e mira në mbrojtje në Premier League. Mendoj se tashmë është skuadra më e mirë mbrojtëse në të gjithë botën”.

Carragher veçoi edhe kontributin vendimtar të Martin Odegaard në aksionin e golit të fitores. Përveç pasimit të shkëlqyer të Declan Rice për Kai Havertz, ai theksoi presionin agresiv të norvegjezit, i cili detyroi Liverpool-in të humbiste topin në gjysmën e vet të fushës.

Në fund, Carragher vuri në dukje ngjashmëritë me skemat e presingut të Fulham dhe Brighton, por nënvizoi se në këtë rast mënyra e ushtrimit të presionit nga Arsenali rezultoi vendimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat