Bayerni rivalizon Juventusin për kapitenin e Arsenalit

Futboll

Bayerni rivalizon Juventusin për kapitenin e Arsenalit

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 13:42
Futbollisti Martin Odegard

Spekulimet që lidhin Bayernin me Martin Odegard vazhdojnë të qarkullojnë. Klubi bavarez po ndjek me vëmendje situatën e kapitenit të Arsenalit.

Interesim për mesfushorin norvegjez raportohet të ketë shfaqur edhe Juventusi në Serinë A.

Sipas raportimit, përfaqësues të “disa klubeve të tjera të mëdha evropiane” kanë kërkuar informacione për lojtarin. Kontrata e mesfushorit qendror me Arsenalin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Edhe “Sky Sports” e ka lidhur së fundmi Bayernin me Odegard.

Gjatë viteve të fundit ka pasur “kontakte të përsëritura” mes bavarezëve dhe përfaqësuesve të futbollistit.

Në këtë kontekst, u raportua se norvegjezi nuk do ta kundërshtonte mundësinë për të veshur fanellën e Bajernit në të ardhmen. Megjithatë, aktualisht nuk ka sinjale konkrete për një transferim të mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat