Prishtina kthehet nga Gjilani me tri pikë të mëdha, pasi triumfoi ndaj Dritës në derbin e mbetur të javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës.
Skuadra kryeqytetase fitoi me rezultat 2:1 ndaj skuadrës nga Gjilani.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.
Blendi Baftiu kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 8-të, ndërsa Blerim Krasniqi barazoi për Dritën në minutën e 19-të.
Golin e fitores për Prishtinën e realizoi Ardian Hasani, në minutën e 52-të. Pas rishikimit të situatës përmes sistemit VAR, goli u konfirmua nga gjyqtari.
Prishtina ngjitet në krye të tabelës së Superligës së Kosovës.
Pas 12 xhirove, Prishtina kryeson me 29 pikë, e ndjekur nga Malisheva me 28 pikë, ndërsa Drita renditet në vendin e tretë me 23 pikë.