Egnatia është mes skuadrave më në formë të turneut

Futboll

Egnatia është mes skuadrave më në formë të turneut

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 17:10
Futbollistët e Egnatias

Faqja e UEFA Conference League ka renditur skuadra më në formë të turneut, duke marrë në konsideratë 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Kryesojnë këtë renditje të veçantë Lugano, Panathinaikos dhe Trabzonspori i Ernest Muçit me 5 fitore në po aq ndeshje të luajtura.

Më pas renditen emra të njohur të kontinentit si Ajax, Twente apo Hajduku i Splitit, mes tyre ndodhet dhe Egnatia.

Kampionët e Shqipërisë kanë grumbulluar 10 pikë në 5 ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar në të gjitha kompeticionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat