Një tjetër titullar i Kombëtares po i çudit të gjithë në Turqi

Futboll

Një tjetër titullar i Kombëtares po i çudit të gjithë në Turqi

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 16:30
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi

Emri i Ernest Muçit ka qarkulluar gjerësisht në këto muaj në kampionatin turk, duke u bërë një nga emrat më të spikatur falë paraqitjeve të tij me fanellën e Trabzonspor.

Por ai nuk është i vetmi futbollist i Kombëtares shqiptare që po spikat në Superligë.

Në mediat turke qarkullon gjithnjë e më shumë edhe emri i Qazim Laçit.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, është kthyer në elementin kryesor të skuadrës së Rizespor në elitën e futbollit turk dhe duket qartësisht se është një hap para shokëve të skuadrë stë cilët shpesh nuk i janë përgjigjur nivelit të tij.

Në fakt, rezulton se Laçi ka nëj statistikë mbresëlënse, pasi është futbollisti i cili në këto 10 javë kampionat ka dhënë 29 pasime për gjuajtje drejt portës, por në asnjë rast shokët e tij nuk ia kanë dalë të çojnë topin në rrjetë.

Jo vetëm kaq, por lojtari i cili ka shënuar në këtë kampionat 53 gola, rezulton të jetë golashënuesi më i mirë i vitit kalendarik 2026 për këtë skuadër në Superligën turke, me 8 gola, ndërsa ka dhënë edhe 6 asiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat