Humbja në Rumani mund të kompensohet me kualifikim

Futboll

Humbja në Rumani mund të kompensohet me kualifikim

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 10:08
Pamje nga ndeshja Universitatea Craiova - Egnatia

Egnatia u mposht nga Universitatea Craiova në Rumani në shifrat 2-0. Ndeshja u dominua plotësisht nga vendasit, përtej përpjekjeve të vazhdueshme nga ana e rrogozhinasve për t'u futur në lojë.

Megjithatë, sado që kjo humbje peshon në radhët e kampionëve, besimi për vazhdimësinë nuk mund të zbehet.

Nëse i referohemi tablosë që përditëson renditja në klasifikim, kuptojmë që Egnatia mund të rikuperojë statusin e pozicionit në të cilin ndodhet.

Aktualisht në vendin e 26-të me vetëm 2 pikë të grumbulluara, skuadra rrogozhinase sheh ende dritë. Distanca në pikë mes vendit ku qëndron Egnatia dhe atij të 23-të që çon në "play off" është ekuivalente.

E vetmja gjë që mbetet shqetësuese tek ekipi i Nevil Dedes është raporti me mungesat. Sonte u shtua dhe kartoni i kuq i Eneo Bitrit, i dyti i verdhë në sens logjik, që do të thotë se trajneri do të jetë akoma dhe më shumë i kufizuar në linjën e prapavijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat