Dajsinani: Ma ka mbetur peng goli i dytë

Futboll

Dajsinani: Ma ka mbetur peng goli i dytë

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 10:51
Portieri i Egnatias, Mario Dajsinani

“Ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë…”.

Portieri i Egnatias, Mario Dajsinani ka folur pas humbjes 2-0 të pësuar në Rumani përballë Universitatea Craiova, në raundin e tretë të ndeshjeve të Conference League.

“Me thënë të drejtën më ka ngelur pak peng goli i dytë, sepse me 1-0 rezultati, ekipi do ishte akoma në lojë. Megjithatë, ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë”.

“Notë e lartë për paraqitjen individuale? Jam i lumtu për paraqitjen time, kam ndimuar ekipin, e kam mbajtur në lojë gjatë gjithë kohës, por rezultati të bën të ndihesh keq”.

“Craiova ka shumë cilësi si ekip, ka kualitet. Ndoshta kjo nuk ishte dita më e mirë, kjo u pa në fushë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat