Nuk ka shfajësim për Amorim pas humbjes turpëruese përballë Ferencvarosh..
“Nëse luan me fanellën e Milanit ke përgjegjësi, nuk mund të shkosh në fushë ashtu.
Nuk jemi gati të konkurrojmë në dy fronte në Serie A dhe Evropë, duhet të punojmë në mënyrën se si i qasemi ndeshjeve.
Nuk kam asgjë për të thënë, duhej të fitonim, ishte një ndeshje e rëndësishme. Nuk kemi asnjë justifikim sonte. Nuk ishim gati të kalonim nga derbi në një kompeticion tjetër”.
Pra, çfarë ka mbetur nga kjo mbrëmje, përveç kritikave? Pak dëshirë për të luftuar.
“Duam të bëjmë mirë edhe në Europa League, duhet të bëjmë rotacion dhe të fitojmë edhe kështu.
Tani nuk jemi gati të luajmë çdo tre ditë, por sigurisht që nuk do të dorëzohem në Europa League. Derisa të mbarojë, do të luftojmë.
Është një premtim”, ka përfunduar Amorim.