Vdekja e sulmuesit e ka tronditur, portieri mendon vendimin drastik

Futboll

Vdekja e sulmuesit e ka tronditur, portieri mendon vendimin drastik

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 21:15
Pamje nga aksioni ku ndodhi tragjedia

Hezus Ouono ka refuzuar ftesën e Guineas Ekuatoriale, siç trajneri Vincezo Alberto Anese zbuloi.

Portieri që shkaktoi vdekjen e Hezus De Migel po kalon një moment delikat në jetën e tij, teksa raportohet se është mbyllur në shtëpi.

Ouono po mendon edhe tërheqjen përfundimtare nga futbolli.

Episodi vdekjeprurës në sfidën e La Liga 2 ka tronditur të gjithë komunitetin e sportit më të dashur në botë.

De Migel ishte ndërkohë sulmues i Tenerifes.

Sfida e Andorras me  Majorkën u shty. Ekipi pritet që të rikthehet në fushë nga java e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat