E papritur nga Icardi pas refuzimit të zikaltërve

Futboll

E papritur nga Icardi pas refuzimit të zikaltërve

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 13:10
Futbollisti Mauro Ikardi

E papritur nga Icardi pas refuzimit të zikaltërve, ish-kapiteni i Interit drejt rivalëve të përjetshëm në Itali!

Mauro Ikardi po mendon rikthimin në Itali. “TyC Sports” raporton se Juventusi po shikon mundësinë e afrimit të sulmuesit argjentinas. “Zonja” do të përforcohet në qendër të sulmit dhe Ikardi bëhet alternativë.

Icardi mendoi të rikthehet tek Interi. Ishte vetë Marota që i mbylli derën duke mos e konsideruar aspak si opsion.

Icardi është pa ekip që prej verës. Për herë të fundit luajti me Gallatasarajn.

33-vjeçari e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Interi.

Kalimi te Juventusi do të ishte te një nga rivalët e përjetshëm të zikaltërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat