Leeds United i është rikthyer fitoreve pas gjashtë ndeshjesh, duke mposhtur Tottenhamin me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 10-të të Premier League.
Skuadra vendase arriti të ndërpresë serinë negative, ndërsa Tottenhamit i dha fund serisë prej tri fitoreve radhazi.
Ndeshja ishte e luftuar, ndërsa një goditje për Tottenhamin ishte edhe lëndimi i Mathys Tel, i cili u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 43-të.
Kur kishin mbetur vetëm 11 minuta deri në përfundim të kohës së rregullt, Leeds United gjeti golin e fitores.
Në minutën e 79-të, Noah Okafor përfitoi nga topi i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi atë në këndin e djathtë të portës për rezultatin 1:0.
Me këtë fitore, Leeds Utd ngjitet në pozitën e tetë me 14 pikë, ndërsa Tottenham mbetet në vendin e dhjetë me 12 pikë.