Qatip Osmani: Kemi probleme me ekipe që e kanë sulmin e mirë

Futboll

Qatip Osmani: Kemi probleme me ekipe që e kanë sulmin e mirë

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 16:34
Trajneri Qatip Osmani

Laçi u mposht nga Partizani në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të të "Abissnet Superiore". Pas dueli që u mbyll në Laç në favor të të kuqve 0-1, foli për mediat, trajneri i kurbinasve, Qatip Osmani.

“Por jo thjesht për lojën, për gabimet.

Ça po ndodh me laçin? Kemi probleme me ekipe që e kanë ofensivën e mirë. Kreativiteti na mungon, lojtarët duhet të lëvizin me top më shumë.

Ndodheshim me 6-7 lojtarë në vijë. Shumë lehtë na ruheshin. Mendoj se ky ishte problemi kryesor. 

E vërtetë, shumë statik. Disa herë u munduam me goditje nga distanca, por shumë lojtarë na dilnin bllok. Shumë ngadalë dhe në lojërat e tjera që kishim goditje.

Sot lojë e plogësht, e ngadaltë dhe ndikoi. 

Mund ta kishit zgjidhur këtë qasje më ndryshe, të shfrytëzoje më shumë? Veçanërisht në pjesën e parë ishim më këmbëngulës me diagonalen. Duke marrë parasysh që Partizani ka tre mbrojtësa që loja e tyre është në ajër. U dhamë udhëzime të luanim me topat poshtë.  U munduam të ndryshojmë diçka. Shumë pak erdhëm në ato situata”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat