Ardian Ismajli me Torinon befasohen nga Lecce

Futboll

Ardian Ismajli me Torinon befasohen nga Lecce

Nga: K.G. Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 17:13
Pamje nga ndeshja Torino - Lecce

Torino ka zhgënjyer para tifozëve të vet, duke barazuar 1:1 me Leccen, në kuadër të javës së 11-të të Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ardian Ismajli, u paraqit nga minuta e parë dhe ishte pjesë e Torinos në këtë barazim.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 60-të, pas një momenti të pafat për Kialonda Gasparin. Futbollisti i Lecces, në përpjekje për ta larguar topin nga zona, e dërgoi gabimisht në portën e tij për rezultatin 1:0.

Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë në minutën e 74-të.

Lassana Coulibaly asistoi te Konan Ndri, i cili goditi fuqishëm nga skaji i zonës së rreptësisë. Topi u devijua nga mbrojtja dhe përfundoi në rrjetë, duke lënë të pafuqishëm portierin Lucas Perri për rezultatin përfundimtar 1:1.

Pas 11 javësh në Serie A, Torino renditet në pozitën e 11-të me 14 pikë, ndërsa Lecce gjendet në vendin e 14-të me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat